Në 5 bashkitë e vendit, Cërrik, Tepelenë, Vlorë, Mat dhe Berat është mbyllur procesi i votimit.

Qendra e votimit janë hapur që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe kanë qëndruara të hapura deri në orën 18:00.

Pjesëmarrja në të 5 bashkitë ka qenë e ulët, por qarku që ka pasur qytetarët më “indiferentë” ka qenë Vlora.

Ndërsa Tepelena ka pasur pjesëmarrjen më të lartë, krahasuar me 4 bashkitë e tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente, përveç denoncimit të bërë nga kandidati i opozitës në Cërrik, i cili u shpreh se para qenrave të votimit kishte persona të paautorizuar që intimidonin qytetarët. Këto deklarata u hodhën poshtë nga policia, e cila tha se shkoi në QV dhe nuk gjeti asnjë person të paautorizuar.