Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec pasi akuzohet për organizimin e lojërave të fatit dhe fshehje të të ardhurave.

 

Mësohet se i riu me inicialet A.D., u kap në lokalin e tij duke vendosur baste sportive me celular.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet 1 aparat celular i cili përdorej për vendosjen e basteve sportive.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Pogradecit, si rezultat i të cilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, banues në Pogradec.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 2, Pogradec, tek i cili ky shtetas ushtronte aktivitetin i pa regjistruar në organet përkatëse, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e lojërave të fatit të palejuara.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";