Nga Enver Robelli

Vetëm Shqipëria hesht…

Dje Ambasada e Francës në Twitter shkroi: “23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm.

Drejtësia duhet të vihet ne vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dje ambasadori i SHBA-ve mbajti një fjalim në nderim të viktimave të Reçakut dhe kundër atyre që mohojnë këtë masakër.

Dje ambasadori i Britanisë së Madhe mori pjesë në komemoracionin për viktimat e Reçakut.

Politikanët e Kosovës, mediat, zërat publikë nderuan e kujtuan të vrarët, të gjithë civilë të paarmatosur.

Në krejt këtë tablo mungon diçka: mungon Shqipëria. Shqipëria heshti për Reçakun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një fjalë nuk e tha Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk foli as kryeministri. Nuk folën as politikanë të opozitës.

Nuk folën as intelektualë e zëra të tjerë publikë, nuk folën publicistët, nuk folën gazetarët e njohur e me ndikim, nuk foli askush. Heshtja e tyre flet shumë.

Në një botë ideale në Tiranë do të hapej një ekspozitë për krimet në Reçak.

Në Korçë kryetari i Bashkisë do të hapte po ashtu një ekspozitë (ah, jo, se ai merret me festa birre…), në Elbasan do të projektoheshin emrat e viktimave, në Sarandë, në Vlorë, në Shkodër…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";