Sot përfundon fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 14 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve do të përcaktojë kryetarët e ri në 21 komuna.

E që nga fillimi i fushatës këtë të hënë, e deri sot, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë ankesa për subjektet politike që nuk kanë respektuar rregullat e fushatës zgjedhore.

Kështu ka bërë të ditur kryesues i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju informojmë se prej datës 08.11.2021 deri më sot PZAP-i ka pranuar 7 ankesa të paraqitura nga subjektet politike për fushatë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave”, ka thënë Desku.

Desku po ashtu ka shtuar se PZAP-i gjatë kësaj fushate 5 ditore për raundin e dytë, ka shqiptuar gjobë në shumën mbi 2000 euro vetëm ndaj një subjekti politik, gjegjësisht Lëvizjes Vetëvendosje.

“PZAP-i ka shqiptuar gjobë në shumë prej 2,100.00 euro ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje për shkak të Vendosjes se materialit zgjedhore në hapësira publike”, ka thënë Desku për Reporteri.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa, numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është mbi 1.2 milion.