Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ishte e para që foli nga radhët e partisë që me sa duket, ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
“Festën ta vazhdojmë nëpër shtëpi. Është me rëndësi të mos tubohemi për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të temperaturave. E gjithë vëmendje tani duhet të jetë të puna e komisionerëve dhe e vëzhguesve.
Prandaj, të mos festojmë në sheshe, por pranë familjes, duke ditur se ne zemra do të jemi pranë njëri-tjetrit”, i bëri thirrje ajo mbështetësve të Vetëvendosjes.
Një pjesë e madhe e mbështetësve janë mbledhur në Prishtinë dhe qytete të tjera, duke festuar fitoren.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
