Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj ka folur lidhur me amendamentin e PD-së që u propozua në Kuvend për vettingun e politikanëve. Ai theksoi se do të veprohet njësoj si me prokurorët dhe gjyqtarët.

Rushaj theksoi sendonëse PD ka rezerva për punën e SPAK, ky proces do të jetë i hapur dhe publik, përfshi edhe vendimmarrjet.

“Në propozimin tonë ne kemi përfshirë standardin i cili është diskutuar, miratuar dhe aplikuar dhe gjetur në përputhje me procedurat për rastin e magjistratëve. Nuk është e arsyeshme që magjistratët t’i gjykohet integriteti i tyre mbi bazën e standardeve, ndërsa me politikanët përdorim standard tjetër. Ajo që keni lexuar në draft, ka kaluar në të gjitha filtrat e gjyqësorit, përfshirë dhe në raportin e Venecias. Çdo fjalë është përfshirë në draftin tonë, është fjalë e marrë nga standardi që është vendosur te magjistratët, nesër do të kishit shqetësim këtë duhet ta kishit bërë me magjistratët. Është dakorduar dhe kaluar në filtrat e ligjshmërisë përfshi Gjykatës Kushtetuese dhe Venecias.”, tha Rushaj.

Po ashtu Rushaj pohoi që të realizohet nga SPAK vettingu i politikanëve do të kërkohen burime njerëzore shtesë por dhe financiare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duhet t’i japim SPAK burime njerëzore të nevojshme në infrastrukturë dhe nga ana financiare. Propozimi është që të shtohen forcat dhe kushtetua përcakton vetëm numrin e prokurorëve.”, pohoi Rushaj.