Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot për vettingun e politikanëve. Gjatë një deklarate për mediat, Basha theksoi se
vettingu i politikanëve do të bëhet në kushtet e proporcionalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe nuk do të kthehet në gjueti shtrigash.

Kryedemokrati theksoi se e gjitha kjo do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi.

“Ky objektiv ka qenë i 2018 , është edhe sot. Ka një ndryshim themelor. Komisioni i Venecias ka thënë se qëllimi pse kërkohen këto ndryshime është i përligjshëm. Ka kërkuar që një proces i tillë të bëhet në kushtet e proporcionaliteti dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe mos të kthehet në një gjueti shtrigash, por të garantojë pastrimin e politikës nga ato politikanë të lidhur më krimin e organizuar, të cilët nuk i shërbejnë qytetarëve. Këtë detyrë ja kalojmë SPAK. Funksionimi i të cilit është në provë, janë investuar milionat e taksapaguesve, amerikanë, europianë dhe shqiptare, por edhe shpresa atyre ku politikanët e korruptuar nuk promovohen, por ndëshkohen. Të shkëputet krimi i organizuar nga politika. Ky është momenti që të ndahet shapi nga sheqeri. SPAK të marrë si fillim këta 200 e sa politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësishëm sa i përket lidhjes me krimin e organizuar, familjarëve, apo personave të tretë. Ajo që duhet është vullneti politik dhe ky është vullneti i PD-së. Edhe nëse do kisha votat, duhet te kishin konsensusin e të dyja palëve. Kush është i lidhur me krimin e korrupsionin duhet të ikë, s’ka rëndësi është demokrat ose socialist.’- tha Basha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";