Ish deputeti i PD, Gazmend Oketa ka komentuar në “Quo Vades” propozimin e PD për vettingun e PD.

Sipas Oketës, kjo është një tentativë e PD për shkëputjen e vëmendjes nga zhvillimet brenda strukturës së Partisë Demokratike. Ai thekson se vettingu për politikanët, është një lëvizje e cila nuk do të japë ndonjë rezutat.

“Një tentativë për shkëputjen e vëmendjes nga zhvillimet e brenshme brenda strukturës së PD. Në një farë mënyre për ta tërhequr debatin në një terren i cili nuk prodhon ndonjë gjë të re për opinionin publik. PD pati iniciuar sapo doli në opozitë ligjin për dektriminalizimin. Në perceptimint im kjo tentativë është një lloj përsëritje e saj. Më duket si një dublim i institucioneve. Më duket një lëvizje e cila nuk do nuk do të japë ndonjë rezutat. Si shumë iniciativa të Bashës që pas një muaji shpërngulet në një iniciativë tjetër”, u shpreh Oketa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";