Policia greke ka asgjësuar një sasi të madhe bimësh narkotike në afërsi të Athinës. 24 të arrestuar dhe 46 mijë rrënjë kanabis, është bilanci i një prej sasive më të mëdha të asgjësuara në territorin grek.

Burime për policisë bëjnë me dije se kjo sasi e madhe narkotikësh është gjendur në një serë, në të cilën duhej të mbillej kanabis industrial, por trafikantët e kishin kthyer në një plantacion droge!

Autoritetet thonë se kanë verifikuar deri më tani mbi 18.000 rrënjë kanabis të jenë sativa, ndërkohë që po vazhdon analizimi i rrënjëve të mbetura dhe asgjësimi i tyre.

Po ashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe parash, mbi 62.000 euro cash, si dhe një armë automatike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka vënë nën pranga 24 persona, 6 prej tyre me nënshtetësi greke, ndërsa raportohet se mes tyre mund të jenë edhe disa shqiptarë, disa nga Pakistani dhe nga Iraku.