Personazhe të njohur publikë në vendin tonë, kanë apeluar së fundmi nëpërmjet video-mesazheve, për kryerjen e vaksinës anti-Covid si mënyra më efikase për tu mbrojtur nga virusi.

Së fundmi Kryeministri Rama publikoi videon e ish-kapitenit të kombëtares kuqezi Lorik Cana.

Ai mes të tjerash thotë se vaksinën e ka bërë për të mbrojtur veten, fëmijët dhe prinderit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Mjeti më i mirë për ta përballur, për ta luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi do ishte vaksina. Ishte një çështje kohe. Të gjithë i kishim të kthyer sytë tek ajo. Dua të jem 100% i sinqertë duke thënë se nuk kam pasur asnjëherë dyshime rreth efekteve të vaksinës, apo rezultateve të vaksinës.Pavarësisht a mbulon plotësisht apo akoma pjesërisht, si vaksinë e parë që ka dal. Kam qenë gjithmonë i sigurt se vaksina është një mjet që të ndihmon ty për t’u mbrojtur. Por si prind e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi, dhe për të mbrojtur prindërit e mi”, thotë ish futbollisti i njohur shqiptar.

 

Pavarësisht fushatës qeveritare, Shqipëria mbetet një nga vendet me mbulimin më të vogël vaksinal në Europë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";