Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e dëborës.

Reshje të cilat më të dendura kanë qenë në lartësitë mbi 1400 m, në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5cm aq sa është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve për të normalizuar qarkullimin nga “Muri i Musait” deri në Majë të Bigllës, aty ku e trashësia ka qënë me e madhe.

Reshje dëborë ka patur edhe në fshatra si Arrza, Sinica por trashësia e borës ka qënë më e pakët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dëborë ka patur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.

Dëbora ka sjellje ulje të temperaturave, por deri tani sipas specialistëve të bujqësisë nuk ka shkaktuar dëme në frutikulturë. /vizionplus.tv