Emri i shumëkërkuar i drejtësisë, Behar Bajri ka mbërritur këtë të enjte në Rinas, duke finalizuar kështu estradimin e tij nga Franca drejt Shqipërisë. Nën masa të rrepta sigurie, Bajri i është ‘dorëzuar’ drejtësisë shqiptare. Ai u shfaq së fundmi në përgjimet e dosjes “Metamorfoza”, ndërsa rezultonte në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

 

Arrestimi i tij u bë në muajin shtator nga autoritetet franceze, ndërsa Behar Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar edhe nga drejtësia italiane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.