Gazetari Baton Haxhiu është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së gazetarit në SPAK.
Ndërkaq kujtojmë se në shkurt të këtij viti Belind Këlliçi e ka akuzur në një studio televizive Baton Haxhiun se portali që ai drejton ka marrë para nga inceneratorët.
“Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë Lekë në muaj, nga inceneratorët”, është shprehur Këlliçi në shkurt të këtij viti në një debat televiziv me Baton Haxhiun.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sakaq Haxhiu ka thënë se marketingu në portalin e tij është lidhur nga një kompani tjetër dhe ka shtuar se ajo e inceneratorëve i ka borxh këtij portali 4 muaj./vizionplus.tv/