Protesta të mëdha janë regjistruar këtë të shtunë në Malin e Zi kundër fronëzimit të mitropolitit të ri Ioaniki.

Dhjetëra qytetarë bllokuan me goma dhe gurë aksin rrugor Podgoricë-Cetinje, për të ndaluar ceremoninë që pritet të mbahet ditën e nesërme në Manastirin e Cetinjes.

Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e protestuesve ishin mbledhur nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze të cilët lëshonin parulla “Këtu nuk është Serbi”.

Më herët, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes dhe u përplasën me policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";