Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar videon nga momenti kur dhunuesit godasin me sende të forta dhe e hedhin në tokë avokatin Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ka ndodhur në abientet e kopshtit nr.31 në zonën e ish Bllokut, ku Mëngjesi po çonte djalin e vogël.

Autorët janë identifikuar si Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija, dhe  Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve pak orë pas ngjarjes, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim nga policia.

Ata ishin porositur nga 58-vjeçari Dritan Nano, i cili ka rënë në prangat e policisë dhe akuzohet si organizator i ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sokol Mëngjesi është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Burime spitalore shprehen se ai ka fraktura  në kokë si pasojë e goditjeve me sende të forta dhe po i nënshtrohet kontrolleve mjeksore, ndërkohë që pritet të merret në pyejte nga hetuesit./vizionplus.tv