Admir Tutaj, 25 vjeç u arrestua dy ditë më aprë (23 gusht) në Kolumbi. I riu shqiptar akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik armësh.

Mediet e huaja bëjnë me dije se Tutaj përdorte pseudonimin “Almirante” për tu fshehur dhe konsiderohet si anëtar i “Klanit Ballkanik”.

“Ai ishte në kërkim nga Interpol pasi akuzohej për trafik armësh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, në të cilën kishte rolin e drejtimit të logjistikës dhe transportit të armëve në tregun e zi. Armët përdoreshin nga mafiozët shqiptarë”, theksojnë mediet e huaja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tutaj u ndalua pas mbërritjes në Barranquilla dhe u vu në dispozicion të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

I riu ishte në qendër të vëmendjes së autoriteteve shqiptare pasi kishte dyshime se i përkiste grupit kriminal që po përpiqej të trafikonte armë dhe municione përmes Portit të Durrësit.

Në prill të një viti më parë, u sekuestruan saktësisht shtatë pistoleta që po tentonin të hynin në Shqipëriri, së bashku me një sasi të madhe municionesh të fshehura në një kamion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mënyrë të ngjashme, në gusht të këtij viti, hetimet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit çuan në një bastisje që çoi në gjetjen e 25 armëve të zjarrit, përfshirë pistoleta dhe pushkë sulmi, të cilat, me sa duket, ishin të destinuara për trafik lokal./vizionplus.tv