Prej më shumë se dy orësh ambasadori  i akredituar i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ndodhet në institucionin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ku po zhvillon një takim me prokurorët e SPAK.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene informon se në fokus të këtij takimi janë hetimet pasurore dhe grupet e narkotrafikut shqiptar në BE dhe Britani.

Kujtojmë që prej kohësh në Britani mafia shqiptare ëhstë kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por edhe për narkotrafikun.

Janë të shumtë shqiptarët që rrezikojnë jetën për të hyrë në Britani dhe për të punuar më pas në “fermat e kanabisit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/Vizionplus.tv/