Seanca e sotme plenare, ashtu siç pritej ka nisur me  incidente.

 

Fillimisht kanë qenë deputetët e opozitës, ata të cilët kane tentuar të hyjnë në mjediset e brendshme te kuvendit ndonëse janë të përjashtuar për 10 ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në nisje të fjalës së kryeparlamentares Lindita Nikolla, në sallë është ndërprerë energjia elektrike.

 

Transmetimi live në Kuvend u ndërpre, ndërsa kanë qenë deputetët e pranishëm në seancë ata të cilët kanë “ndricuar” ambientin me blicat e telefonave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Kuvendit, seanca u ndërpre pasi u dogj pajisja UPS, e cila shërben për balancinin e energjisë  në sallën e seancava plenare.

 

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kryeparlamentarja ka ndërprerë seancën, deri në rikthimin e energjisë elektrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";