Ashtu siç kishte njoftuar ambasada amerikane në Tiranë, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken pritet të ketë një takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema ka siguruar pamjet e makinës së Dumanit përballë Piramidës, ku edhe pritet të bëhet takimi i shkurtër i tij me Blinken.

Gjithashtu gazetarja Enkelejda Mema bën me dije se të pranishëm kanë qenë edhe kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reforma në Drejtësi është një investim i amerikanëve në Shqipëri dhe takimi i Blinken me Dumanin vjen një ditë pasi ambasada amerikane priti gjykatësit e GJKKO-së duke i dhënë mbështetje të plotë për punën e tyre. /vizionplus.tv