Partia Demokratike ka publikuar një video ndërsa ngre akuza ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha.
Në reagimin e PD, thuhet se Berishës sa më shumë i shtohen hallet aq më shumë i shton mashtrimet. Sipas PD, sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën.
“Dite e re, mashtrim i ri.
Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.
Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.