Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin e autostradës Milot- Thumanë pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.
Vizion Plus mëson se shoferi ka shpëtuar mrekullisht.
Kamioni i tonzhit të rëndë , i cili ka qenë në lëvizje, është përfshirë nga flakët në pjesën e gomave të pasme.
Menjëherë drejtuesi ka dalë nga automjeti, ndërsa disa banorë janë aktivizuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë në vendngjarje mbërrin dhe zjarrfiksja e Laçit./vizionplus.tv