Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit është shënuar një përplasje fizike pas miratimit të pikës 6 të rendit të ditës, që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
Pas debateve të ashpra, vendimi u miratua me 20 vota pro, gjë që shkaktoi reagime të forta nga banorët e pranishëm në sallë. Menjëherë pas votimit, këshilltari Ëngjëll Shyti është përplasur fizikisht me Kevi Muçllarin, një nga banorët e Çërravës që kundërshtuan vendimin.
Ngjarja ka krijuar tension dhe ka ndërprerë për disa minuta zhvillimin e mbledhjes së këshillit bashkiak.
/vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
