Një incident ka ndodhur gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Prishtinë. Sikurse bëjnë me dije mediet në Kosovë, anëtarja e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku është përfshirë në një debat të ashpër verbal me anëtarin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci.

Mujeci i Vetëvendosjes ka akuzuar Vala Peshkun e PSD-së se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e quajti atë edhe “të pafytyrë”.

Pas kësaj, zonja Peshku u ngrit në këmbë e revoltuar dhe nisi ta kërcënonte Mujecin.

“Ty ti jap vesht në dur, hajvan, majmun.”- dëgjohet të thotë ajo. Një kolege është dashur të ndërhyjë, duke e mbajtur atë nga krahu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";