Në vizitën e tij në Shqipëri, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nuk i ka kursyer fjalët e mira për Tiranën dhe përshtypjen që i ka lënë kryeqyteti i shqiptarëve.

 

“Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, në këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, një qytet i vërtetë europian”, tha Steinmeier në fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti gjerman, i cili ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë shtoi Tirana e meriton titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, në një kohë që vendi ka nisur çeljen e bisedimeve drejt BE-së.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tirana është qendra politike e Shqipërisë ku gjallëron demokracia evropiane. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, e çfarë do t’i shkonte më shumë sesa ky titull tani që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së, nis një fazë e re dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë është duke u konkretizuar“, tha ai.