Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar.

 

Një gol në sekondat e fundit në ndeshjen Maliqi-Vora, ndikoi që situate të dilte nga kontrolli në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maliqi gjeti shënoi golin e fitores në minutën e 90+7-të me anë të Isufit, teksa në këtë moment, futbollistët mik u tradhtuan nga nervat, duke iu turrur, gjyqtarit anësor Rexhep Muzhqi, duke e shtyrë dhe goditur, me pretendimin se goli ishte në pozicion të parregullt.

 

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës, u konfrontuan edhe me 4 tifozë të Maliqit, ndërkohë që situate doli nga kontrolli. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë së shtetit, që situate të merrej nën kontroll, teksa përplasja zgjati gati 5 minuta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa prej futbollistëve të Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushta dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit. Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kapërcenin hekurat, duke krijuar një situatë tepër të shëmtuar që nuk i kanë hije ndeshjeve të futbollit. Pas afro 5 minutash, situate u mor nën kontroll nga policia, ndërkohë që miqtë nga Vora, u ngujuan për minuta të tëra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku lëvizën lirisht në momentin që e gjithë zona u boshatis.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";