Një 56-vjeçar, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë në përpjekje për të vjedhur në një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen “11 Janari”, ku 56-vjeçari Xh.L, pasi ka hapur derën e jashtme, ka hyrë brenda dhe është përpjekur të hapë me forcë sirtarin e kasës ku mbaheshin lekët e xhiros së dyqanit.

Zhurma e bërë brenda në dyqan është ndjerë nga pronarët, të cilët kanë njoftuar policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo e fundit ka organizuar punën dhe ka shkuar në vendngjarje, ku ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin.

Hajduti, në pamundësi për të shqyer sirtarin e kasës së lekëve kishte vjedhur disa steka paketash si dhe fletoren e borxheve (veresijeve) të dyqanit.

Në videon e kamerave të sigurisë duket qartë sesi “skifteri” kuçovar hyn në biznes për të kryer vjedhjen./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";