Video virale ku nëna dhunon djalin e mitur, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Policia e Durrësit ka nisur hetimet mbi gruan që u shfaq në videon e bërë virale duke dhunuar një të mitur. Ky i fundit dyshohet është fëmija i saj, ndërsa në videon e publikuar ajo shfaqet duke e dhunuar fizikisht.

 

Reagimi publik ka bërë që strukturat të vihen në lëvizje dhe të nisin hetimet mbi ngjarjen. Policia po verifikon kamerat në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin e gruas që shfaqet në video.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të videos ku shfaqej një shtetase duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të mitur, kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetases që shfaqet në video.

 

Vijojnë kërkimet, po kqyren kamerat dhe po grumbullohet informacion për të bërë të mundur identifikimin e shtetases”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.