Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas videos ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke kënduar këngë e lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Kamberi ka shkruar se këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut.

Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, ka shkruar Kamberi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Videoja ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke i thurur vargje gjenocidit të Srebrenicës, është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë, gjatë festës së Vitit të Ri. Kjo video ka shkaktuar reagime të ashpra. Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë.