DIBËR – Vijojnë zjarret në Parkun Kombëtar “Lurë Mali Dejës”, në fshatin Gurë-Lurë.

Aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, njëra në kullotë, në vendin e quajtur “Perroi i Qeseve”.

Vatra tjetër e zjarrit është në pyll me drurë ahu, në vendin e quajtur “Plehenaj”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet se zjarri po përparon shumë shpejt drejt objektit të pyllëzuar, ndihmuar nga temperaturat e larta, era e forte si dhe mbetjet e thata të grumbulluara ndër vite.

Është e pothuajse e pamundur fikja e këtij zjarri me forca nga toka prandaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për fikjen e zjarrit po punojnë  8 efektivë zjarrfikës, 8 punonjës të A.D.Z.M, 6 punonjës të Njësisë Administrative Lurë, 7 vullnetarë si dhe 7 punonjës të Drejtorisë Bujqësisë, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Dibër./vizionplus.tv