Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, i nisur nëntë muaj më parë.

 

 

Policia njofton se operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, në drejtim të shtetit turk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Fshehën lëndën narkotike në shufra plastike, në rimorkion e kamionit, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë, vihen në pranga 2 punonjësit e një kompanie private ushqimore, njëri prej të cilëve transportuesi i saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekuestrohen 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

 

Shkon në 25 numri i të ndaluarve, në 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, të sekuestruara në kuadër të këtij operacioni.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Restart”, nisur nëntë muaj më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses fazën e njëmbëdhjetë të tij. Si rezultat i saj, u bë ndalimi i shtetasve:

 

– M .R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kishin grumbulluar informacion se nëpërmjet Greqisë, me një mjet të tonazhit të rëndë, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Pas këtij informacioni, është organizuar puna në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë i mundur ndalimi i mjetit tip kamion i markës “Scania”, me drejtues shtetasin M. R.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga kontrolli i ushtruar në rimorkion e automjetit, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi A. M. (punonjës i një kompanie private ushqimore, me qendër në qytetin e Tiranës) në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte ngarkuar lëndën narkotike në automjet, ndërsa shtetasi M .R. (shofer në kompani) do të kryente transportin e sasisë, në drejtim të Turqisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";