Flakët e zjarrit në pyllin me pisha të Pishporos në Fier,  vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë.

 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm 30 efektivë zjarrëfikës, 9 punonjës të ADZM dhe 40 forca të armatosura të repartit të Poshnjes, janë duke punuar për neutralizimin e vatrave të zjarrit të cilat riaktivizohen herë pas here duke dal jashtë kontrollit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërhyrja e mjeteve zjarrëfikëse është tepër e vështirë pasi në zonën e mbrojtur pylli është mjaft i dendur. Që nga dita e djeshme është kërkuar ndërhyrje nga ajri por deri në këto momente helikopteri nuk duket në zonë teksa flakët vijojnë të përhapen.

 

Zjarri u riaktivizua mesditen e djeshme teksa në ndihmë të zjarrëfikësve të Fierit u angazhuan edhe zjarrëfikëse të Lushnjes, Patosit , Divjakes, Rroskovecit,  dhe Vlorës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";