Kanë shënuar sërish ulje edhe këtë të hënë shifrat e Covid në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se nga 3.208 mostra të marra kanë rezultuar 345 raste pozitive.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë raportuan gjithashtu edhe për 8 viktima të tjera, duke e çuar në 1996 numrin total të jetëve të humbura që nga shfaqja e pandemisë vitin e shkuar.

Aktualisht në Kosovë raportohen afro 14 mijë raste aktive me Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";