Panta Petroviç, serbi që jeton në një shpellë i distancuar nga jeta moderne, është vaksinuar kundër koronavirusit.

Pothuajse 20 vjet më parë ai u distancua nga të gjithë dhe vendosi të jetojë në një shpellë të vogël në malet serbe për t’i shmangur njerëzit.

Vitin e kaluar, në njërën nga vizitat e tij në qytet, burri me mjekër të gjatë dëgjoi se është përhapur një pandemi.

Pasi vaksinat kundër Covid-19 u bënë të qasshme, ai u vaksinua dhe u bën thirrje të gjithëve që të ndjekin shembullin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai (virusi) nuk zgjedh. Do të vijë edhe këtu, në shpellën time”, është shprehur 70-vjeçari për agjencinë AFP në shpellën që ndodhet në malin Stara Planina, në jug të Serbisë.