Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të enjte Shqipërinë. Në vizitën e tij, Mitsotakis u prit nga kryeministri shqiptar Rama, dhe minoriteti grek në jug të vendit.

 

 

Për të folur më shumë mbi vizitën e tij në Shqipëri dhe mesazhet që u përcollën, ishte i ftuar në Vizion Plus, Panajot Barka pedagog dhe përfaqësues i minoritetit grek në vendin tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin Roland Zili, Barka tha se mesazhi më i mirë që u përcoll nga vizita e kreut të qeverisë greke është fryma paqësore dhe qëndrimi larg nacionlizmave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Mesazhi ishte se, kur ka kontakte, ka vizita dhe ka këmbim mendimesh atëherë kemi një situatë më paqësore dhe larg nacionalizmave. Dhe ky është mesazhi më i mirë që përcollën dy kryeministrat. E mesazhi që përcolli kryeministri grek ka të bëjë veçanërisht me minoritetin grek. Kjo ishte një vizitë historike që kërkon që të respektohen të drejtat e premtimet e dhëna ndaj minoritetit. Në të gjitha rastet, Mitsotakis përmendi rrugën europiane të Shqipërisë e kjo tregon qartë për angazhimin e qeverisë greke në këtë rrugë të Shqipërisë.”

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Roland Zili: Si mund ta lexojmë deklaratën për të drejtën e vetëpërcaktimit të minoritetit?

 

 

Panajot Barka: Kjo nuk është e re, ajo është përfshirë me disa mangësi në censusin e parë. E kjo besoj që është një vendimarrje e kartës së kuadrit për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Nuk tha ndodnjë gjë të re. E re është kërkesa e banorëve të Himarës për ta njohur këtë zonë si minoritet grek dhe Mitsotakis nën thirrjet e tyre, pranoi dhe tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Roland Zili: Sipas jush kjo kërkesë e një pjesë të banorëve të Himarës është e tepërt apo reale?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Në rradhë të parë është e drejta e tyre. Unë dua të distancohem nga të gjitha ato thirrje që bëjnë të tretët për vendimarrje që kërkojnë njerëz të tjerë. Dhe kjo është e gabuar. Është e drejta e tyre ta kërkojnë të vetëdeklarohen dhe kjo gjë na krijon ne, kënaqësinë për të përballuar edhe realitete që ndoshta ne jemi penguar për t’i pranuar ndërkohë që ato janë reale.”- tha Barka.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Barkaj foli edhe për çështjen e pronave për të cilat pretendohet se janë ende të pazgjidhura.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është një çështje që ka marrë fund me ligjin 20/20. Thirrjet e deklarimet sidomos në rastin e Himarës përbëjnë thjesht një propoagandë sepse gjithçka është mbyllur dhe nuk besoj që pas kaq kohësh të kemi ndonjë ndryshim.”