Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka zhviluar nëj vizitë historike ditën e sotme në Shqipëri.

Blinken ka zbritur në vendin tonë paraditen e sotme ku u prit në aeroport nga Ministri Për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

Pas takimit me Hasanin numri dy i SHBA-ve zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj, si dhe kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e GJK Holta Zaçaj dhe kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Aktualisht Blinken ndodhet në një takim me kryeministrin Edi Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken ka reaguar edhe në rrjetin social “X” ku falenderon punonjësit e ambasadës për punën e për punën e mirë që kanë bërë për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake.

Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";