Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Cupi ka denoncuar sërish aferën e inceneratorit të Fierit.

 

Cupi ka publikaur një video ndërsa shkruan se inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi. Ajo thekson se pagesat ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën. 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë! Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen. Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”- shkruan ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";