Rritja e nivelit te ujit ka bërë që lumi Vjosë të dalë nga shtrati gjatë natës. Disa banesa në fshatin Fitore janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Banorët thonë se situata është e përsëritur ndërsa akuzojnë autoritetet për mosmarrje masash.

Situatë e vështirë paraqitet dhe pranë urës së Mifolit ku dhjetëra banesa rrezikojnë përmbytjen ndonëse niveli i lumit Vjosa ka pësuar një rënie të lehtë gjatë orëve të fundit.

Probleme nga shirat ka patur dhe në qarkun Durrës, ku si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen janë mbuluar nga uji dhjetëra banesa në Sukth.

Ndërkohë në Elbasan prurjet e Shkumbinit janë rritur ndjeshëm, ndërsa janë përmbytur  tokat bujqësore në fshatin Muriqan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër rrëshqitjet e dherave dhe gurëve kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në disa akse kombëtare.