KQZ ka publikuar pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 12:00.
Në total, në të pesta bashkitë ku po zhvillohen zgjedhje, pjesëmarrja është 10.82%.
Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, interesi më i lartë është në bashkinë e Matit. Deri në orën 12:00 kanë votuar 24.21% e qytetarëve.
Në bashkinë Tepelenë kanë votuar 21.27%, në bashkinë Cërrik, 15.17%, në Berat 10.99 %. Interesi më i ulët vijon të jetë në Vlorë ku deri në orën 12:00 kanë votuar vetëm 6.94% e qytetarëve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 18:00.
