Sezoni i këtij viti pritet të ketë një rritje të numrit të turistëve në rreth 25-30%, krahasuar me 2022-in. Referuar kërkesave e prenotimeve, Anisa Ceno, administratore e një hoteli në Vlorë, thotë se turizmi në qytetin bregdetar dita ditës po merr formën e një turizmi të zgjatur në kohë.
ANISA CENO
ADMINISTRATORE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Turistët kanë mbërritur prej muajit të kaluar dhe janë nga gjithë Europa,madje edhe deri nga Azia. pritshmëritë janë positive teksa muajt e pikut të verës ,si edhe shtatori janë tashmë të rezervuara.Gjeografia e turistëve ka zgjeruar hartën ,ndërsa nisur më herët si një turizëm kulturor apo fetar ,pritshmëritë janë edhe për shtimin e ditëve frekuentuese të hotelit.
Por në Vlorë, këtë sezon veror duket se janë shtuar dhe kapacitetet hoteliere. Jona Aliraj, menaxhere në një njësi hoteliere, thotë se hotelin e kanë mbërritur tashmë pushuesit e parë, të cilët përgjithësisht janë vendas. Por sipas saj, mbetet problem fuqia punëtore.
JONA ALIRAJ
MENAXHERE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nuk ka kamerier, nuk ka rëndësi nëse janë shqiptar apo të huaj
Ndërkohë që ky sezon premton të ketë një fluks turistësh, duket se problemi i fuqisë punëtore do të mbetet prezent gjatë gjithë verës.