Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26 vjeçar dhe ka proceduar penalisht shkoun e tij, pasi janë përfshirë në disa vjedhje.

 

Përmes një njoftimi për media, blutë e Durrësit bëjnë me dije se së fundmi të rinjtë kanë vjedhur pije dhe një shumë parash në biznesin e dikujt tjetër, ndërsa më parë ata janë përfshirë edhe në vjedhje të pajisjeve elektroshtëpiake dhe bagëtive të imëta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Durrës

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Periferia”, për goditjen e  veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura ditët e fundit, në qytetin e Durrësit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i tyre, si dhe sekuestrohen mallrat e vjedhura.

 

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i shtetasit të arrestuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet e adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, për një shtetas që vidhte në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Periferia”, në kuadër të të cilit:

 

– u arrestua shtetasi J. B., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë, duke vjedhur një shumë parash dhe disa pije, në lokalin e një shtetasi;

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-u procedua në gjëndje të lirë shtetasi i mitur D. K., pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 26-vjeçarin, për kryerjen e vjedhjeve.

 

Në kuadër të operacionit “Periferia”, gjithashtu u bë e mundur zbardhja e 2 vjedhjeve të tjera, autorë të të cilave dyshohet të jenë 26-vjeçari dhe shtetasi D. K., konkretisht:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

٠Më datë 26.09.2022, kanë vjedhur bagëtitë e imta të një shtetasi;

 

٠Më datë 21.07.2022, kanë vjedhur disa pajisje elektrike në banesën e një shtetaseje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";