Nuk zgjat më shumë se 24 liria e 35 vjeçarit Ardian Isufi, i liruar ditën e djeshme me amnisti nga burgu i Drenovës.

35 vjeçari i akuzuar për vjedhjen e një mjeti pak minuta pasi ka lënë qelitë është arrestuar nga policia e Tiranës rreth 19:30 sapo ka zbritur nga një fugon i linjës Korçë – Tiranë.

Nuk dihet fati i mjetit por ka shumë gjasa që ish i burgosuri për vjedhje ta ketë shitur në serviset e Pogradecit.

Burime thanë se pas arrestimit nga blutë e kryeqytetit këta të fundit po e sjellin në komisariatin e Korçës për ta marrë ne pyetje për ngjarjen e një ditë më parë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";