Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi akuzohet se ka vjedhur një sasi parash në një kishë.

 

Blutë njoftojnë se burri e ka kryer këtë veprim në datën 21 korrik 2022 në qytetin e Korçës. Që prej asaj kohe, ai ishte shpallur në  kërkim, ndërsa sot është bërë i mundur ndalimi i tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmet

 

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për vjedhjen e një shumë parash, në një objekt kulti (kishë).   

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin në kërkim B. K., 48 vjeç, banues në Memaliaj. Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë), në qytetin e  Korçës.    

 

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";