Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka dëshmuar ditën e sotme në Prokurorirë e Posaçme për kallëzimin që ka bërë për kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari.

 

Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se Hajdari, sëbashku me biznesmenin Pëllumb Salillari kanë shfrytëzuar paratë e buxhetit dhe burimet financiare gjatë fushatës elektorale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot isha për të dëshmuar për kallëzimin penal që kemi bërë për kreun e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari. Lashë të gjitha foto, videot në lidhje me këta dy shtetas që përgjatë fushatës zgjedhore jo vetëm ka përdorur postin e tyre por duke patur një lidhje klienteliste kanë shfrytëzuar paratë e buxhetit dhe burimet financiare. I kemi denoncuar për disa vepra penale shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe dhunë ndaj votuesve”, tha Vokshi.