Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në daljet për mediat në Bruksel në krah të Ramës dhe Kovacesvkit, vlerësoi lidershipin dhe vizionin e tyre, që ndikoi jo pak që sot të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare.

 

 

I dashur Edi, i dashur kryeministër Kovaçeveski. Keni treguar kaq shumë lidership, vizion. Durim strategjik me sasi të mëdha. Në sulmin brutal rus ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat europiane.Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë kur do të presim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si të barabartë në BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më pas Von der Leyen u ndal tek teknikalitetet e Konferences së parë Ndërqeveritare.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas konferencës Komisioni dhe ekipet negociouese do fillojnë punën sot. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mësojnë detyrimet, mbi marrëveshjet dhe traktatet europiane.Ne do vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. P.sh Shqipëria do bashkohet në mekanizmin e mbrojtjes civile europiane. BE është aty për ta mbështetur sa herë të ketë nevojë.Maqedonia e Veriut do shqyrtojë me ne marrëveshjen Frontex. Përfitimet do të vijojnë teksa vijoni drejt BE. Do të ketë rritje të investimeve, në energji apo transport.