Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton se procesi në të 6 degët ku po zhvillohen votimet për primaret po ecën normalisht.

 

Konstatohet interesim  i madh i demokratëve për të zgjedhur kandidaturën që do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet vendore të datës 6 mars 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesëmarrja deri në orën 10:30 është si më poshtë vijon:
Dega Dibër: 220
Dega Durrës: 340
Dega Vorë: 120
Dega Rogozhinë: 110
Dega Lushnjë: 160

 

Komisioni njofton se për shkak të fluksit shumë të madh të votuesve në Qendrën e Votimit në Qytet Shkodër, pjesëmarrjen e kësaj dege do ta njoftojmë në një kohë më të vonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni fton cdo anëtar të PD-së në 6 degët ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie.