Florenc Doka kandidati i Partisë Socialiste, pasi ka ushtruar të drejtën e tij të votës, u ka bërë thirrje qytetarëve të Cërrikut që të dalin të votojne.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët (deri në orën 11:00 sipas KQZ në bashkinë Cërrik kanë votuar 7.16%, 2,430 votues), Doka tha se shpreson që sot qytetarët të dalin masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.

Florenc Doka: Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, ta shfrytëzojnë kohën e mirë për të votuar dhe pastaj të vazhdojnë ditën e tyre të pushimit apo punëve që kanë. Procesi po shkon normal. Zgjedhjet kanë një tren në ulje, por ne shpresojmë që këtë herë qytetarët e Cërrikut të dalin masivisht në zgjedhje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";