Ditën e sotme në vend do të ndikojnë  masat ajrore të cilat do të sjellin mot të vranët e hera herës me intervale me diell krysisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta. Era do të fryjë me drejtim juglindje 1-8m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4 deri 13°C në zona e ulëta 7 deri 22 °C në zona bregdetare 13 deri 21 °C

Në rajonin e Ballkanit do të vijojë ndikimi i vlerave të presionit të lartë atmosferik, i cili në veri të rajonit do të sjellë mot të kthjellët. Pjesa qendrore e ajo jugore e tij do të përfshihen nga sistem vranësirash gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.

Persa i perket Kontinentit Europian pjesa veriore e tij do të mbetet në ndikim frontesh të cilët do të kushwzojnw motin e paqendrueshwm deri në brigjet e Detit të Zi. Në keto vende do të ketë reshje shiu dhe mot gri. Tipar tjetër do të jetë regjistrimi i temperaturave negative. Një qendër tjetër ciklonare do të mbajë në mot të paqendrueshëm territoret e Mesdheut perëndimor e kryesisht gadishullin Apenin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";