Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të pakta e vranësira në shtim deri të dendura.

Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12 m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -2 deri 12°C, në zonat e ulëta 0 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 4 deri 16°C./vizionplus.tv