Janë publikuar ditën e djeshme pamjet e momentit tronditës të ekzekutimit të Gilmando Danit, ngjarje e ndodhur në zonën e Rinasit dy ditë më parë.

Sipas raportimit të gazetarit të Vizion Plus, Esido Barkaj, në emisionin Live në Mëngjes, burime jozyrtare nga policia bëjnë me dije se hetuesit kanë dyshime të forta për përgatitjen profesionale të autorëve të atentatit.

Sipas këtyre burimeve, pozicionimi i saktë i qitësve në resht, mbajtja e armëve dhe mënyra e koordinuar e veprimit tregojnë se autorët mund të kenë njohuri ushtarake ose të jenë trajnuar për qitje profesionale.

Në pamjet e siguruara, shihet qartë momenti kur nga një makinë tip “Toyota” hapet zjarr me breshëri kallashnikovi drejt automjetit “Benz”, në të cilin udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi automjeti i viktimës ndalon, një prej autorëve, i maskuar, del nga makina dhe qëllon disa herë me pistoletë, për t’u siguruar që Dani nuk mbijeton.

Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";