Shoqërohet edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ndihmoi autorin Habib Rexha, i cili ekzekutoi me plumb në kokë Arjan Gosën të dielën që shkoi.

 

Vizion Plus mëson se i shoqëruari është Ervis Kurti, shoku i Habib Rexhës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky i fundit, në dëshminë e dhënë në polici ka deklaruar se viktimën e ka parë rastësisht në kafe dhe krimin e rëndë e kreun në gjaknxehtësi.

 

Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim të Kukësit”, ka thënë Habib Rexha në dëshminë e tij.